Haradinaj Kurtit: Jo marrëveshje për ‘marrëdhënie të mira’, por për njohje
N. Mekolli /RTKlive.com
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar me akuza ndaj kryeministrit, Albin Kurti për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se në vend që të kërkohet marrëveshja finale, mashtruesi, siç shprehet ai, dëshiron marrëveshje për ‘marrëdhënie të mira’.
“Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë - Serbi. Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marrëdhënieve të mira, e që është kthim prapa”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO, nënkupton siguri të plotë.
“Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar anëtarësimin në NATO”, ka përfunduar Haradinaj.























