10:54 / 15.08.2022
Hoti: Me reduktimet e energjisë po na kthejnë dekada prapa
V.Thaçi/RTKLive
Për krizën energjetike ka reaguar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deklaroi se me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para dhe pas luftës çlirimtare 1998-1999.
Hoti ka shkruar edhe për debatin lidhur me lejimin e mbulesave në shkolla. Ai ka thënë se për t`i mbuluar keqmenaxhimet, po hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.























