Vetingu drejt finalizimit
Rtklive
Lajme

Vetingu drejt finalizimit

Arlinda Sejda/RTK

Procesi i Vetingut për të cilin Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar se shumë shpejt e gjithë puna do t`i shkojë Kuvendit të Kosovës për aprovim. Për një gjë të tillë nevojiten edhe ndryshime kushtetuese të cilat domosdo kërkojnë edhe votën e opozitës.

Njohës të fushës juridike konsiderojnë se koncepti i ri i Vetingut i aprovuar nga Komisioni i Venedikut, është lehtë i realizueshëm në praktikë. Ndërkohë opozita nuk i është përgjigjur RTK-së rreth këtij koncepti.

Procesi më i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, Vetingu, që pritet të ngritë integritetin dhe profesionalizmin në sistemin gjyqësor dhe prokurorial tashmë ka rrugën e hapur nga komisioni i Venecias

Zv. ministri i drejtësisë Blerim Sallahu tha se në këtë fazë do të bartet puna e ministrisë së drejtësisë lidhur me Vetingun dhe do të dërgohet në kuvend

 “Tash jemi në fazën e konsultimeve , besoj shumë shpejtë do të dalim me një qëndrim zyrtar, ku me gjasë të madhe do të dërgojmë krejt punën e ministrisë së drejtësisë në kuvend që edhe ata të jenë hisedar të kësaj iniciative jashtëzakonisht të rëndësishme dhe mbi bazën e një pune të përbashkët ( të min të drejtësisë dhe kuvendit)do të ketë mundësi me të mëdha për të arritur një konsensus politik drejtë ratifikimit apo ndryshimeve kushtetuese që duhet t’i merr kjo iniciativë e rëndësishme , sepse kjo iniciativë kërkon ndryshime kushtetuese para se te nisë procesi i Vetingut”, ka thënë Sallahu.

Konceptin e ri të Vetingut i cili ka marrë aprovim nga komisioni i Venecias, avokati Yll Zekaj, e konsideron më shpejtë të realizueshëm.

"Tani kemi të bëjmë me disa dhjetëra zyrtar të cilët do t'i nënshtrohen Vetingut ... që maksimum do të kemi 30 deri në 40 zyrtar që do t'i nënshtrohen këtij procesi si i tillë mund të merr kohë ndërtimi i infrastrukturës, përkatësisht amandamentet kushtetuese dhe ligjore, dhe procesi si i tillë mund të shkoj më shpejtë se sa është planifikuar më herët", ka thënë Zekaj.

E pas opinionit të Venecias, Kosova duhet t’a ketë të rreshtuar pozitën dhe opozitën për të krijuar infrastrukturën ligjore përkatësisht ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e veçantë për Vetingun.

RTK ka provuar të marr deklaratë nga partitë opozitare por asnjëra nga to nuk është përgjigjur .


MË SHUME NGA Lajme