Icardi te Manchester United?
Rtklive
Sport

Icardi te Manchester United?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi duket se karrierën do të vazhdojë në Premier League.

Ish-ylli i Interit nuk është në planet e trajnerit të PSG-së, dhe e ardhmja e argjentinasit pritet të jetë larg Parisit.

Manchester Unitedi sipas mediave britanike, e kërkon Icardin. ‘Djajtë e Kuq’ kanë nevojë për golashënues, dhe 29 vjeçari thuhet se preferohet nga trajneri i Unitedit, Erik ten Hag.

Madje, tekniku holandez pas humbjes turpëruese nga Brentford, ka kërkuar lojtarë të rinj, dhe Icardi mësohet së është në listën e tij.


MË SHUME NGA Sport