Stërvitet në shtëpi dhe ushqehet vetëm, askush nuk e do më CR7
SS
Sport

Stërvitet në shtëpi dhe ushqehet vetëm, askush nuk e do më CR7

Manchester United nuk po sheh dritë në fund të tunelit dhe humbja me Brendford në fundjavë i ka komplikuar akoma dhe më shumë gjërat në kampin e “Djajve të Kuq”.

Cristiano Ronaldo tani duket gjithnjë e më larg Manchesterit, teksa nuk stërvitet me ekipin, por në mënyrë të diferencuar në shtëpi.

Portugezi ishte titullar në ndeshjen që skuadra e tij u turpërua 4-0 që në pjesën e parë dhe tani duket se jo vetëm lojtari por dhe vetë drejtuesit, nuk duan që ta vijojnë më bashkëpunimin.

Ten Hag e kishte theksuar më parë në konferenca për shtypin se Ronaldo është i rëndësishëm në projektin e tij, por tani duket se ka ndryshuar mendje dhe nuk është më i sigurt se sulmuesi mund të jetë shpëtimi për skuadrën e tij.

Vetë sulmuesi qëndron i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës gjatë drekës, duke mos preferuar që të ketë më kontakt me ta. E qartë, Ronaldo duhet të gjejë një sistemim të ri, por dhe në këtë drejtim po has vështirësi, pasi skuadrat që janë përfolur kanë hequr dorë nga ai.

Performanca ndaj Brendford i dha dhe një tjetër shuplakë, e natyrisht ia komplikon akoma dhe më shumë situatën e transferimit, edhe pse duket një mision gati i pamundur që ta shohim sërish në “Old Trafford”.

Ten Hag u bë i pari trajner që humbi të dyja ndeshjet e para si trajner i Machester United në historinë 102-vjeçare.

Ndeshja e radhës për United do të jetë me Liverpool dhe mbetet për t’u parë nëse “Djajtë” do të bëjnë kthesën.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle