Krasniqi përkujton Arbën Xhaferin, me rastin e 10 vjetorit të vdekjes
Rtklive
Foto: Memli Krasniqi/Facebook
Lajme

Krasniqi përkujton Arbën Xhaferin, me rastin e 10 vjetorit të vdekjes

RTKlive

Kryetari i PDK-së, Memli  Krasniqi, përkujtoi  intelektualin e politikanin e shquar Arbën Xhaferi, me rastin e 10 vjetorit të vdekjes.

Krasniqi shkroi se ai do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare dhe kontributin e pandalshëm në kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë, duke ndikuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon e përtej.

“Me meritë, një ndër projektet më madhore infrastrukturore që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, mban emrin e kolosit të kauzës shqiptare - Arbën Xhaferi”, shkroi Krasniqi.

“Mirënjohje e përhershme për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e veta!”.

Politikani dhe intelektuali i shquar, Arbën Xhaferi, vdiq me 15 gusht 2012.


MË SHUME NGA Lajme