Buzhala: Furnizimi me energji elektrike varet nga shumë faktorë
Rtklive
Lajme

Buzhala: Furnizimi me energji elektrike varet nga shumë faktorë

Muharrem Miftari/RTKlive

Lidhur me lajmin e plasuar, që mbrëmë, se nga sot do të nisen reduktimet e rryës elektrike, ka nxitur reagime nga më të ndryshmet. Pikërisht, për këtë shkak, për t’u njoftuar më në hollësi lidhur me situatën e krijuar, Viktor Biuzhala, zëdhënës i KEDS-it ka sqaruar se gjendja është stabilizuar dhe që është njoftuar nga KOSTT-i që të ndrërpriten reduktimet deri në njoftimin e radhës.

“KOSTT na njofton se si duhet vepruar konform situatës, pra, nëse duhet apo nuk duhet të vazhdohet me kufizime, deri në njoftimin e radhës. Pra që nga ora 14:00 KOSTT na ka bërë të ditur se duhet ndërprerë reduktimet e energjisë elektrike deri në njoftimin e radhës”, ka theksuar Viktor Buzhala në “Info Plus”, në RTK.

Ndërkaq lidhur me gjendjen e krijuar tani dhe sa do të zgjasë kjo situatë, Buzhala sërish përsëriti mendimin se kjo varet nga shumë faktorë, nga prodhimi i energjisë elektrike në vend, nga kërkesa, nga energjia shtesë, etj.

Tutje, Buzhala ka reaguar ndaj deklaratës së Minstrisë së Ekonomisë, lidhur me, siç u tha, vjedhjen e rrymës elektrike, ku sipas tij, në atë deklaratë nuk akuzohet KEDS-i. "Pra KEDS ka luftuar vjedhjen e energjisë, nuk ka toleruar vjedhjen" u shpreh ai.

Ndërkaq sot, që nga ora 14:00, siç u bë e ditur nga një komunikatë e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, gjendja e krijuar nga reduktimet e energjisë elektrike u përmirësua, falë intrevenimit të kësaj ministrie dhe bashkëpunimit mes KEK-ut dhe KESH-it.


MË SHUME NGA Lajme