Haradinaj-Kurtit: Po ju drejtohem që ta rishikoni pozicionin tuaj
Rtklive
Lajme

Haradinaj-Kurtit: Po ju drejtohem që ta rishikoni pozicionin tuaj

Muharrem Miftari/RTKlive

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj mënyrës së qeverisjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lideri i AAK-së, duke reaguar ndaj qeverisjes së kryeministrit Kurti, ka listuar një varg çështjesh, që, sipas tij, janë një qasje e gabuar të të qeverisurit me institucionet e vendit.

Për më tepër, parametrat e qeverisjes së kryeminsitrit Kurti, sipas Haradinajt, janë jo vetëm të dëmshëm, por edhe të rrezikshëm për vendin.

Haradinaj përmend qasjen e qeverisjes së kryeministrit Kurti në disa rrafshe, që sipas tij janë të dëmshme, si në rrafshin politik, në qasjen për dialogun me Serbinë; atë fetar, duke nxitur tema që rrezikojnë tolerancën fetare; atë ekonomik, duke mos i mbështetur bizneset; në qasjen me qeverisjen komunale, etj.

“Prandaj po ju drejtohem që ta rishikoni pozicionin tuaj. Është fisnike me ditë kur me u tërheq. Me qeverisjen tuaj, jeni duke e rrezikuar seriozisht këtë vend! Ka diçka më të vlefshme sesa karriga e kryeministrit” ka shkruar, mes tjerash, Haradinaj, kryetar i AAK-së.


MË SHUME NGA Lajme