5.600 raste aktive me Covid në Kosovë
Lajme

5.600 raste aktive me Covid në Kosovë

Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në vendin numri i rasteve aktive me COVID është 5 mijë e 650.

Numrin më të madh të rasteve aktive e ka komuna e Prishtinës, me 927 raste, derisa pasojnë Prizreni me 466 raste dhe Peja me 407 raste.

Sipas të dhënave nga IKSHPK-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.964 doza të vaksinës. Me dozën e dytë deri tash janë vaksinuar 824.324 qytetarë, derisa me dozën e tretë 104.827 qytetarë. Ndërkaq, numri i qytetarëve të vaksinuar me dozën e katërt mbetet i ulët, ngase janë vaksinuar vetëm 1,601 persona.


MË SHUME NGA Lajme