Allegri i kënaqur me fitoren e Juvës, flet edhe për lëndimin e Di Marias
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, ka thënë se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Serie A.
Torinezët mbrëmë mposhten Sassuolo, me rezultat 3-0, fitoren në të cilën Angel Di Maria debutoi me gol, por që argjentinasi edhe pësoi një lëndim.
“E rëndësishme është që fituam ndeshjen e parë. Kishte shumë entuziazëm në stadium dhe është gjithmonë jetike ta nisim mbarë”, tha Allegri.
Ai tha se duhet të priten vizitat mjekësore për të kuptuar lëndimin e Di Marias.
“Do të presim vizitat mjekësore. Këto probleme vijnë si rrjedhojë e ngarkesës që akumulohet tani në fillim të sezonit. Ka gjithmonë pak tension më shumë, por besoj se nuk është asgjë shqetësuese”, theksoi strategu italian.























