10:24 / 16.08.2022
Dështon transferimi i Silvas te Barça, kjo është arsyeja
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Transferimi i mundshëm i Bernardo Silvas tek Barcelona po shkon drejt dështimit.
Ylli i Manchester Cityt, prej kohësh është i lidhur me kalimin tek gjiganti spanjoll, Barcelona.
Sipas mediave spanjolle, raportojnë se katalonasit po dështojnë ta sjellin në ‘Camp Nou’ portugezin pasi që skuadra angleze kërkon 100 milionë euro.
Megjithatë, ‘Blaugranat’ thuhet se nuk do të dorëzohen në garën për Silvan, lojtar ky që është dëshira e trajnerit Xavi Hernandez.























