12:35 / 16.08.2022
413 persona të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
RTKlive
Situata me koronavirus në vendin tonë vazhdon të jetë stabile. Në raportin më të ri të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit bëhet e ditur se pozitiv në Covid-19 kanë rezultuar 413 persona nga 1476 testime të kryera.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 331 pacientë, derisa nuk ka pasur asnjë rast vdekjeje. Aktualisht numri i personave aktiv me Covid-19 në Kosovë është 5732.
























