Fofana i zemëruar me Leicester-in, e do Chelsea-n
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Francezi Wesley Fofana raportohet se dëshiron largimin nga Leicester City.
21 vjeçari sipas mediave britanike, është i zemëruar me Leicesterin dhe tashmë lojtari kërkon një sfidë të re.
Chelsea është një prej klubeve që e kërkon prej kohësh talentin francez. Madje, siç raportohet, edhe vet lojtari preferon kalimin tek ‘Blutë’ e Londrës.
Leicesteri mësohet se kërkon rreth 90 milionë euro për yllin e tyre për të thyer rekordin e Harry Maguire, i cili është lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit të Leicesterit.
Manchester United kishte derdhur 87 milionë euro në arkat e Leicesterit tri vjet me parë për Maguire.
Leicester synon të fitojë pak më shumë nga Chelsea për transferimin e Fofana, i cili është duke u vëzhguar edhe nga disa klube tjera evropiane.























