13:47 / 16.08.2022
City konfirmon transferimin e Gomez-it
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Talenti i Anderlecht, Sergio Gomez tashmë është lojtar i ri i klubit të madh anglez, Manchester City.
Kampionët në fuqi të Anglisë, kanë konfirmuar transferimin e 21 vjeçarit.
Menaxheri i ‘Qytetarëve’, Pep Guardiola prej kohësh e dëshironte mbrojtësin e majtë të skuadrës belgë, dhe tashmë strategu spanjoll, tashmë e tutje do ta ketë në skuadër.
Gomez, i cili i ka kushtuar Cityt 15 milionë euro, do të jetë pjesë e skuadrës së Guardiolës dhe se lojtari nuk do të huazohet në asnjë skuadër.























