15:53 / 16.08.2022
Morata ‘shuplak’ Unitedit: Jam i lumtur te Atletico
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata këmbëngul se është i lumtur në Atletico Madrid.
Morata gjatë kësaj verë u rikthye tek Atletico në formë huazimi nga Juventusi.
Spanjolli është i lidhur me transferimin te Manchester United. Morata duke folur për ‘Marca’ thotë së dëshiron të qëndrojë në skuadrën e Diego Simeones.
“Unë dua të luaj këtu dhe të luaj për Atleticon në shumë gara”, tha ai.
“Jam i lumtur që jam këtu. Do të vazhdojë të punojë dhe do të përpiqem të jap më të mirën për skuadrën. Atletico është një nga klubet më të mira në botë”, theksoi Morata.























