22:58 / 16.08.2022
BE:Takimi Kurti-Vuçiq për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve
RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 gusht, në Bruksel, dhe në këtë takim fokusi do të jetë në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kështu është bërë e ditur nga Zyra për Media e Bashkimit Evropian
Takimi, i cili do të fillojë në orën 10:30, do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak.























