Dele Alli në shënjestrën e klubit të madh turk
Rtklive
Sport

Dele Alli në shënjestrën e klubit të madh turk

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi i madh turk, Besiktas raportohet se është i interesuar për futbollistin anglez, Dele Alli.

Alli duket se ka vendosur të largohet nga Evertoni për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.

Anglezi sipas mediave britanike, është duke u kërkuar nga Besiktas, skuadër kjo që është duke e ndërtuar një skuadër të denjë për sezonin që tashmë ka nisur.

“Besiktas po kërkon shërbimet e lojtarit të Evertonit, Dele Alli”, shkruajnë mediat në ishull.

Ndryshe, Alli është duke u monitoruar edhe nga disa skuadra tjera të Premier Leagues. 


MË SHUME NGA Sport