Lajçak : S`duam që 31 gushti të jetë sikur 31 korriku -Video
Rtklive
Lajme

Lajçak : S`duam që 31 gushti të jetë sikur 31 korriku -Video

Muharrem Miftari/RTKlive

(E plotësuar) I dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak, i pyetur nga gazetarët për takimin e zhvilluar me kryeministrin Kurti, theksoi se nuk duam që një shtatori të ngjajë me një muaj më herët.

Duke iu shmangur pyetjeve të drejtpërdrejta të gazetarëve, Lajçak shtoi se presim përkushtim nga të dy liderët  për të gjetur zgjidhjen për stabilitet e siguri në rajon.

(E plotësuar)Escobar: Asociacioni të themelohet sipas vendimit të GjK

Sapo ka përfunduar takimi mes kryeministrit Kurti dhe të dërguarit special të BE-së , Miroslav Lajçak dhe atij të SHBA-së Gabriel Escobar, të cilët janë deklaruar para medieve por nuk dhanë detaje për takimin e nesërm.

Lajçak, duke mos dashur ta paragjykojë takimin e nesërm, theksoi se të gjitha palët duhet të përmbahen që të evitohet eskalimi i dhunës, ndërsa Gabriel Escobar ka thënë se takimi i nesërm do të mëtohet të gjendet një zgjidhje që të mos diskriminohet asnjë qytetar i Kosovës.

Escobar u pyet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ku tha se është obligimi I palës kosovare që ta përmbushë këtë element të marrëveshjes së Brukselit, por gjithnjë duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Lidhur me takimin e nesërm bëhet fjalë për gjetjen e zgjidhjes për situatën e krijuar kohëve të fundit, pra për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

(E plotësuar) Ambasadori Spahiu: Nuk mund të presim diçka spektakulare nga ky takim

Sot në selinë e NATO-s, u zhvillua takimi në mes të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Takimi u organizua me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të gjetur një zgjidhje për qetësimin e situatës në rajon, me theks të veçantë, në veri të vendit, kur qe përshkallëzuar me rastin e zbatimit të marrëveshje për reciprocitet,  për targat.

Për takimin e sotëm në selinë e NATO-s, për mesazhet që vijnë nga andej për stabilitetin dhe për të ardhmen e rajonit Avni Spahiu, ish-ambasador në SHBA dhe në Turqi theksoi se janë dy aspekte që lidhen ne ketë takim të nesërm: përpjekja për të zbutur retorikën nxitëse, sidomos nga presidenti serb dhe e dyta në këtë takim pas një takimi të gjatë, tani kemi angazhimin edhe të Sekretarit të NATO-s dhe të BE dhe të SHBA-së, që duan të shohin ndonjë rezultat në këtë aspekt të paktën në uljen e tensioneve, sepse diçka më tepër nuk pres nga ky takim.

“Duke ditur qëndrimin e palës serbe, nuk ka ndonjë shpresë që Serbia ta njohë Kosovën. Prandaj nuk mund të presim diçka spektakulare nga ky takim”, tha ish-ambasadori Spahiu në RTK Prime.

Ndërsa i pyetur  për arsyet pse Stoltenberg kërkoi nga të dyja palët të kontribuojnë për stabilitet të rajonit, ish- ambasadori Spahiu sqaroi se në situata të tilla kërkohet që te bëhet paritet që të mos fajësohet vetëm njëra palë, por Stoltenberg paralajmëroi drejtpërdrejt se nuk do të tolerohet cenimi i paqes dhe ka shtim të pranisë së NATO-s në veri dhe dihet që retorika luftënxitëse vjen nga Serbia.

“Tani kemi dinamizim të takimeve, meqë kemi angazhimin e NATO-s, SHBA-së dhe të BE-së që të mos dështojë dialogu”, deklaroi mes tjerash ish-ambasadori Spahiu.

Nga ana e tij, gjenerali në pension, Kadri Kastrati lidhur me takimin e sotëm në selinë e NATO-s, mes të sekretarit Stoltenberg dhe të kryeministri Kurti, ku u fol situata në rajon theksoi se pavarësisht se sa janë trupat në Kosovë dihet se KFOR është garantues i paqes e sigurisë në Kosovë dhe mund të dislokojë shumë shpejtë trupat që i ka në Kosovë. Si njeri i fushës së sigurisë, si ushtarak, theksoj se në Kosovë nuk do të ndodhë diçka që po deklaron Serbia, sepse hyn në luftë më NATO-n.

“Pas luftës Rusi-Ukrainë është krijuar një momentum i mirë që Kosova të anëtarësohet në NATO, por që 4 shtete të NATO-s janë vende që nuk njohin pavarësinë e Kosovës. Por tani në këtë situatë këto shtete duhet që të bëjnë përjashtim edhe ta njohin Kosovën për hir të sigurisë dhe të stabilitetit të rajonit”, shtoi gjeneral Kastrati, duke shtuar se Serbia kërkon të mbajë situatën të tensionuar.

Ndërsa Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë, theksoi se KFOR-i është këtu qe 23 vjet dhe ai qëndron për të garantuar paqen e stabilitetin në rajon, duke shtuar se KFOR-i ka organet e veta të sigurisë dhe e di se kush është destabilizues i rajonit.

Ai duke rikujtuar deklaratën e Stoltenberg-ut deklaroi qartë se NATO do ta mbrojë stabilitetin dhe neutralitetin.

“Takimi i sotëm është sinkronizim për veprimet e radhës për ruajtjen e paqes e stabilitetit”, deklaroi Tërnava.


MË SHUME NGA Lajme