Kurti: E rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në Partneritetin për Paqe
Rtklive
Foto: Albin Kurti/ Twitter
Lajme

Kurti: E rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në Partneritetin për Paqe

Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

Kryeministri i Kosovës sërish ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të shtetit në Partneritetin për Paqe.

Pas takimit që pati në selinë e NATO-s me shefin e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, kryeministri i vendit Albin Kurti ka  shkruar në Twitter se NATO-ja është e domosdoshme për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Në selinë e NATO-s, falënderova Sekretarin e Përgjithshëm @jensstoltenberg për kontributin e KFOR-it për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe theksova rëndësinë që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Partneritetin për Paqe të NATO-s”, ka shkruar kryeministri.

 


MË SHUME NGA Lajme