Werner: Erdha te Leipzig, sepse nisa ta humb argëtimin te Chelsea
Sport

Werner: Erdha te Leipzig, sepse nisa ta humb argëtimin te Chelsea

Uran Krasniqi/RTKLive

Timo Werner ka thënë se vendosi të largohej nga Chelsea pasi kohëve të fundit nisi të mos luante rregullisht.

Gjermani javën e kaluar u bë pjesë e Leipzig. 

"Për mua, argëtimi duke luajtur futboll është gjëja më e rëndësishme. Kam qenë shumë i suksesshëm te Chelsea, por në fund humba pak argëtimin sepse nuk luaja më rregullisht. Mendoj se sistemi i lojës së trajnerit nuk më përshtatej. Kështu që ishte e qartë për mua se doja të bëja një hap të ri. Jam në një moshë ku dua të luaj sa më shumë që të mundem", ka thënë ai.

Werner u pa në tribunat e Stamford Bridge gjatë barazimit 2-2 të së dielës me Tottenhamin dhe ai tha se kur flitet për Chelsean bëhet fjalë për klubin ku ai arriti suksese të mëdha.

"Chelsea do të jetë gjithmonë një klub i veçantë për mua. Unë do të qëndroj në kontakt me shumë lojtarë nga ekipi", ka thënë ai. 

Werner realizoi dyzet gola në tetëdhjetë e nëntë ndeshje për Chelsean. 


MË SHUME NGA Sport