Less: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë i jep fund gjendjes së paqartë
Lajme

Less: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë i jep fund gjendjes së paqartë

B. Halimi / RTKlive

Profesori i Qendrës për Gjeopolitikë të Universitetit të Kembrixhit, Timothy Less ka deklaruar se "shqiptarët (në Kosovë) janë të shqetësuar për sigurinë e territorit të tyre dhe nuk duan t`u japin një zonë autonome serbëve kur nuk janë të sigurt se do të arrijnë ta mbajnë pjesën tjetër”.

"Në mungesë të ndonjë mundësie për njohjeje nga Serbia, e vetmja mundësi reale për Kosovën për t'i dhënë fund gjendjes së saj të paqartë është bashkimi me Shqipërinë. Kjo, po ashtu është ajo që e duan edhe shumica e shqiptarëve të Kosovës, pasi Kosova është një krijesë artificiale, një vend që i mungon kombi”, citohet të ketë thënë Less për gazetën serbe ‘Blic’.

Siç vlerësoi ai, në terma afatgjatë, një Shqipëri e madhe është "pothuajse e pashmangshme".

Ai tha se “nuk sheh ndonjë perspektivë të menjëhershme që Kosova apo Shqipëria ta shtyjnë këtë qëllim përtej nivelit të retorikës për shkak të vetos ndërkombëtare dhe gjesteve të herëpashershme simbolike”.

“Në realitet, supozoj se ata do të presin, siç presin të tjerët në rajon, për një ndryshim të rrethanave gjeopolitike dhe ardhjen e një kohe kur fuqitë e mëdha do të bien dakord për një riorganizim të gjerë të Ballkanit”, tha Less.


MË SHUME NGA Lajme