BSPK shpall grevën e përgjithshme nga 25 gushti
Rtklive
Foto: Arlinda Sejda / RTK
Lajme

BSPK shpall grevën e përgjithshme nga 25 gushti

B. Halimi / RTKlive

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në konferencën e sotme për media, ka bërë të ditur vendimin për hyrje në grevë të përgjithshme nga 25 gushti.

Ky vendim sipas tyre është marrë për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka thënë se kanë qenë të obliguar ta marrin një vendim të tillë, teksa ka paralajmëruar zgjatjen e grevës deri në plotësimin e kërkesave.

“BSPK-ja ka ndjekur të gjitha rrugët ligjore drejt realizimit të kërkesave tona, por nuk kemi arritur të ulemi të bisedojmë me Qeverinë për të gjetur rrugën e duhur. Prandaj, mos realizimi i kërkesave tona na ka shtyrë që sot ta shpallim grevën e përgjithshme”, ka theksuar Hykolli.

Kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës janë që deri në miratimin e Ligjit për Paga, të gjithë punëtorët e sektorit publik të marrin një shtese prej 100 euro në muaj,  nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse.


MË SHUME NGA Lajme