Filloi zbatimi i projektit të revitalizimit të qytetit të vjetër të Janjevë
Foto / MKRS
Kulturë

Filloi zbatimi i projektit të revitalizimit të qytetit të vjetër të Janjevë

Në vizitë në Janjevë ishin prezent kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të shoqëruar nga stafi i projektit të UNDP të cilët bënë një përditësim mbi gjendjen aktuale të projektit dhe punën që do të bëhet në vazhdim.

Si fshat multietnik, Janjeva ka rëndësi të madhe kulturore e historike, e puna në asetet e trashëgimisë kulturore në këtë vend ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e mirëfilltë kulturor e promovimin sa më të mirë të potencialit të Kosovës.

“Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë tonë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.


MË SHUME NGA Kulturë