Vuçiq fton takim me serbët e Kosovës nga Brukseli
Rtklive
Lajme

Vuçiq fton takim me serbët e Kosovës nga Brukseli

B. Halimi / RTKlive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet në Bruksel, ka caktuar takim me serbët nga Kosova, i cili do të mbahet të dielën në Pallatin “Serbia” në Beograd, shkruan televizioni serb N1.

Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të Kosovës, zyrtarë të Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë të komunave, kryetarët e rretheve, si dhe drejtorët e spitaleve.

E sot në Bruksel janë duke vazhduar bisedimet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak.


MË SHUME NGA Lajme