Hovenier viziton Manastirin e Graçanicës
Lajme

Hovenier viziton Manastirin e Graçanicës

RTKlive

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka vizituar sot Manastirin e Graçanicës.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori amerikan ka bërë të ditur se është takuar me peshkopin serb, Teodosije.

“Kënaqësi të shoh përsëri peshkopin Teodosije dhe të vizitoj Manastirin e Graçanicës sot. Vazhduam diskutimin për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim. Respekti për trashëgiminë fetare dhe kulturore është ideal i dashur në çdo demokraci moderne multietnike”, ka shkruar Hovenier.


MË SHUME NGA Lajme