Superliga rikthehet me duel të ‘nxehta’, ja kush i gjykon sfidat kryesore
Sport

Superliga rikthehet me duel të ‘nxehta’, ja kush i gjykon sfidat kryesore

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Elita e futbollit kosovar këtë fundjave vjen me ndeshjet e javës së dytë, xhiro që do të sjell disa sfida interesante.

Federata e Futbollit të Kosovës, tashmë ka publikuar gjyqtarët e kësaj fundjave.

Kryendeshja e kësaj xhiro luhet të shtunën pasdite në ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi përballet me Trepçën ’89, ndeshje kjo që do të gjykohet nga arbitri Genc Nuza.

Të njëjtën ditë nënkampionia e Kosovës, Drita do të kërkojë fitoren e parë në këtë sezon të garave kundër Dukagjinit. Drejtësinë në këtë duel do ta ndajë Mentor Ajeti.

Edhe e diela pasdite sjell disa ndeshje interesante, ku spikat dueli mes Ferizajt dhe Prishtinës, ndeshje në të cilin do të referojë arbitri Erdall Zasella.

Më poshtë gjeni komplet gjyqtarët e deleguar për javën e dytë:  


MË SHUME NGA Sport