IPK i rekomandon Policisë suspendimin e dy zyrtarëve policor
Rtklive
Foto: IPK/ Facebook
Lajme

IPK i rekomandon Policisë suspendimin e dy zyrtarëve policor

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Të dy zyrtarët policor janë të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor në një incident që është raportuar të ketë ndodhur të mërkurën në një fshat të Vushtrrisë.

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë.

Sic bëhet e ditur informatat e para për këtë rast IPK-ja i ka pranuar nga policia lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë, jashtë detyrës zyrtare janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur të mërkurë në një fshat të komunës së Vushtrrisë kurse ankuesi në këtë rast është intervistuar nga hetuesit e IPK-së, bëhet e ditur në komunikatë.

Aty thuhet se hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

 


MË SHUME NGA Lajme