Infrastruktura sportive nuk do të jetë më shqetësim për kuqezinjtë -Video
Rtklive
Lajme

Infrastruktura sportive nuk do të jetë më shqetësim për kuqezinjtë -Video

Arlind Grantolli RTK

Një projekt i Federatës së Futbollit të Kosovës, së bashku me institucionet komunale dhe me angazhimin e klubeve respektive, ka bërë që disa prej ekipeve tashmë të përfitojnë në këtë aspekt.

Ekipi i fundit që është duke rinovuar stadiumin, me çka pritet të ketë kushte më të mira sportive, është Flamurtari nga Prishtina. 

Klubi i Futbollit Flamurtari pritet ta ketë një telashe më pak në vitet në vazhdim.

Kjo pasi skuadra nga kryeqyteti ka nisur renovimin e stadiumit i cili viteve të fundit ishte në gjendje të rëndë.

Drenazhimi i ri i fushës, instalimi i sistemit të ujitjes, shtrimi i tapetit me bari sintetik si dhe rregullimi i tribunës qendrore janë projekte të cilat pritet të përfundojnë në afat sa më të shpejtë.

Sa i përket anës sportive Kuqezinjtë, imperativ e kanë rikthimin në elitë, derisa kampionatin e nisin këtë vikend në udhëtim te rivali i madh i tyre Kosova nga Vushtrria.

Flamurtari është themeluar 54 më parë ndërsa përgjatë ekzistimit si klub përherë ka qenë vatër e talentëve duke dhënë emra të shumtë të futbollistëve derisa ka fituar dy herë edhe Kupën e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme