Moti sot më i ngrohtë se dje, temperatura deri në 37 gradë Celsius
Rtklive
Lajme

Moti sot më i ngrohtë se dje, temperatura deri në 37 gradë Celsius

RTKlive

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe me vapë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë ekstrem lartë. Gjatë vikendit parashihen kushte tjera meteorologjike, kjo si pasojë e rënies së presionit atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Në shumë pjesë të territoreve të izoluara parashihet të ketë zbrazje elektrike. Reshjet parashihen të vijnë gjatë natës së premtes, për të vazhduar edhe gjatë vikendit në periudha të ndryshme kohore”, njofton IHMK.

Qyteti më i ngrohët, me 37 gradë Celsius, do të jetë Gjakova.

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

 


MË SHUME NGA Lajme