Manchester United dhe Everton të interesuar për Elif Elmas
Sport

Manchester United dhe Everton të interesuar për Elif Elmas

B. Halimi /RTKlive.com

Manchester United dhe Everton janë të interesuar seriozisht për angazhimin e futbollistit shqiptar të Përfaqësueses së Maqedonisë, Elif Elmas. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur një nga gazetarët më të mirë italianë, Gianluca Di Marzio.

Sipas informacioneve nga Ishulli, Manchester United dhe Everton duan ta transferojnë Elmasin para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, shitja e njërit prej futbollistëve më të mirë shqiptar nga Maqedonia e Veriut është e mundur vetëm nëse për Napolin arrin një ofertë tërheqëse.

Pas serisë së përforcimeve në radhët e napolitanëve, klubi nuk ka asgjë kundër shitjes së disa lojtarëve të tij, por vetëm me kushte të mira financiare.


MË SHUME NGA Sport