Një i vdekur dhe 519 raste të reja me Covid 19
Rtklive
Foto: RTK
Lajme

Një i vdekur dhe 519 raste të reja me Covid 19

Emine Hoti/RTKlive

Një pacient i infektuar me koronavirus ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Këtë e ka bërë të ditur të premten Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit të MSH-së, nga testimi i 1921  personave, 519 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me Covid 19 .

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar edhe 46 qytetarë të Kosovës.

 Ndërsa numri i rasteve aktive në nivel vendi aktualisht është 4.586.


MË SHUME NGA Lajme