Tirana e Partizani prezantojnë brazilianët
Rtklive
Sport

Tirana e Partizani prezantojnë brazilianët

Tani është zyrtare, dy klubet e kryeqytetit do të kenë në organikë edhe lojtarë brazilianë për sezonin e ardhshëm. Tirana sapo ka kaluar një aventurë jo shumë pozitive me sulmuesin Devid Da Silva, braziliani që erdhi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar por që u largua me vetëm 2 gola të shënuar, ndërkohë që sot ka firmosur me një tjetër sulmues nga vendi i “sambës”.

Bëhet fjalë për Patrick Robson. Sulmuesi brazilian është prezantuar përmes rrjeteve sociale nga klubi bardheblu. 24-vjeçari ishte bashkuar më parë me skuadrën bardheblu në stërvitje, ndërsa tashmë ka hedhur dhe firmën që e lidh me kampionët e vendit. Ai vjen pas aventurës me Admira Wacker në Austri. Patrick Robson është qendërsulmues, por mund të përshtatet dhe nga krahët e sulmit. Trajneri i 26 herë kampionëve të vendit Orges Shehi ishte prej kohësh në pritje të këtij përforcimi, i cili shton kualitetin në organikën bardheblu.

Nga ana tjetër e kryeqytetit, një tjetër brazilian prezantohet, por me fanellën e kuqe. Viktor da Silva ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me “demat”, për të shtuar organikën me karakter sulmues të skuadrës që drejtohet nga italiani Kolela. Lojtari që sezonin e kaluar ka luajtur me Vllazninë dhe numëroi 23 ndeshje si titullar dhe 8 gola. /atsh/


MË SHUME NGA Sport