​Haradinaj: BE t’ia dorëzojë Bidenit portofolion për marrëveshje finale
Foto: RTK
Lajme

​Haradinaj: BE t’ia dorëzojë Bidenit portofolion për marrëveshje finale

Emine Hoti/ RTKlive

Ish kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj ka deklaruar se është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë - Serbi.

Haradinaj ka thënë se zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin, duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të rikthehemi prapë të flasim për të njëjtat tema.

Haradinaj tha se Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi.

"Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Reagimi i Haradinajt vjen një ditë pas takimit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e emisarit, Miroslav Lajçak.


MË SHUME NGA Lajme