Hovenier falënderon atasheun e Mbrojtjes së SHBA-së
Rtklive
Foto: Jeff Hovenier/ Twitter
Lajme

Hovenier falënderon atasheun e Mbrojtjes së SHBA-së

E.Hoti/RTKlive

Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeff Hovenier ka falënderua Col Rose, i cili përfundoi detyrën e tij si atashe i Mbrojtjes së SHBA-së.

Hovenier përmes një postimi në Twiter e ka falënderuar Rose për 33 vitet e shërbimit ushtarak dhe i ka uruar atij suksese në pension.

“Falënderime të sinqerta për Col Rose, për 33 vitet e shërbimit të tij ushtarak të përkushtuar në  Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht për dy vitet e fundit gjatë të cilave ai shërbeu në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, si atashe i Mbrojtës. Faleminderit për të gjitha kontributet e tij në misionin tonë dhe i urojmë suksese në pension”, ka shkruar ambasadori amerikan Hovenier në Twiter .

Mehaj e dekoroi kolonelin Rose me Medaljen për Shërbim të Shquar

Foto:Ministrija e Mbrojtjes

Në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë shërbimit të kolonelit Stephen Rose, në detyrën e tij si atashe i Mbrojtjes së SHBA-së, në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt një ceremoni e lamtumirës.

Të pranishëm ishin Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Redzeplar, zyrtarë e oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, zyrtarë nga Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s, KFOR-i, si dhe të ftuar të tjerë.

Ministria njofton se në vlerësim të shërbimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në rolin e tij si atashe i mbrojtjes, në rritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Ministri Mehaj e dekoroi kolonelin Rose me Medaljen për Shërbim të Shquar.

 “Ndërsa, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje të jashtëzakonshme profesionale, gjatë kryerjes së detyrës, gjeneral Jashari, i ndau kolonelit Rose Medaljen për Shërbim Vetëmohues”, thuhet në komunikatën për media

 Tutje thuhet se Koloneli Rose u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë ndikuar fuqishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Nga ana e tij, koloneli Rose, shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin në Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat, bashkëpunim ky i bazuar në objektivitet dhe transparencë të plotë”, thuhet ne njoftim.


MË SHUME NGA Lajme