Nuhiu: Dukagjini i papërshtatshëm, por jemi përgatitur për të fituar
BKT
Sport

Nuhiu: Dukagjini i papërshtatshëm, por jemi përgatitur për të fituar

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se Dukagjini i Klinës është kundërshtar i papërshtatshëm, por se skuadra e tij është përgatitur për ta fituar ndeshjen. 

Ai ka folur kështu një ditë para ndeshjes. 

“Kishim kohën e mjaftueshme për ta analizuar kundërshtarin, sidomos mënyrën se si ata sulmojnë në vijën e parë të sulmit. Gjithashtu, jemi munduar të gjejmë pikat e tyre të dobëta e të gjejmë hapësirat për t’i shfrytëzuar. Kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar dhe të mundohemi që planin tonë të përgatitur ta zbatojmë në mënyrën më perfekte nesër. Kemi analizuar në detajet më të vogla, jemi përgatitur edhe për kujdes por të shfrytëzojmë edhe armët tona për të marrë maksimumin. Të jemi vetëvetja dhe të kthehemi te fitorja”, ka thënë ai.

Dy ekipet dalin në fushë nesër nga ora 17:00.