Ministri Peci takohet me homologen e tij sllovene, Irena Shinko
BKT
Foto: Ministria e Bujqësisë
Lajme

Ministri Peci takohet me homologen e tij sllovene, Irena Shinko

F.Sertolli / RTKlive.com

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes një kumtese ka njoftuar se ministri Faton Peci ka pranuar ftesën nga ministrja e Bujqësisë, Pyjeve dhe Ushqimit e Sllovenisë, Irena Shinko, për të marrë pjesë në Panairin e 60-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit – AGRA, me ç’rast homologët e dyja vendeve realizuan një takim të frytshëm e përmbajtësor lidhur me sektorin e bujqësisë së të dyja vendeve.

“Ministri Peci e falënderoi Ministren Shinko për ftesën për mikpritjen, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në shumë sektorë, duke përfshirë këtu edhe sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë. Ata bashkëbiseduan rreth rëndësisë që sektori i bujqësisë ka për dyja vendet,  duke theksuar edhe sfidat e sigurisë ushqimore me të cilat po përballet e gjithë bota”, thuhet në njoftim.

Njëherësh, vazhdon njoftimi se ninistri i BPZhR-së, Faton Peci e njoftoi ministren Shinko me angazhimet dhe prioritetet e tij me qëllim të avancimit të sektorit, si një ndër sektorët me potencial për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, dhe njëkohësisht e ftoi znj. Shinko që të vizitoj Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme