Kurti: Spanja duhet t’i bashkohet vendeve të BE-së që ta njohë Kosovën
BKT
Lajme

Kurti: Spanja duhet t’i bashkohet vendeve të BE-së që ta njohë Kosovën

Muharrem Miftari/RTKlive

Kryeministri Kurti përmes rrjetit social Twitter njoftoi se ka dhënë intervistë për gazetën spanjolle ‘El Pais’, ku, siç u shpreh ai, ftoi Spanjën që t’i bashkohet vendeve të BE-së dhe të NATO-s, të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Spanja  duhet t’i bashkohet vendeve anëtare  të BE-së dhe të NATO-s, të cilët kanë njohur pavarësinë tonë. Ne jemi storje suksesi i luftës për liri, ndërhyrjes humanitare të NATO-s dhe vlerave demokratike të BE-së”, ka shkruar, mes tjerash, kryeministri Kurti në Twitter.

 

 

I spoke to @el_pais this Wednesday. Spain should join the rest of EU and NATO members in recognising our independence. We are a success story of people's liberation struggle, NATO humanitarian intervention, and democratic & EU values. 


MË SHUME NGA Lajme