21:37 / 19.08.2022
Manchester United konfirmon afrimin e Casemiros
Uran Krasniqi/RTKLive
Casemiro është lojtari më i ri i Manchester United. Klubi anglez e ka konfirmuar afrimin e brazilianit.
"Manchester United është i lumtur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Casemiro. Të gjithë mezi presim të mirëpresim Casemiro në Old Trafford", ka njoftuar United në faqen e vet zyrtare në internet.
Largimin e mesfushorit e ka konfirmuar edhe klubi spanjoll në faqet e tyre.
Casemiro ishte pjesë e Madridit nga viti 2013, ku luajti 221 ndeshje, duke realizuar njëzet e katër gola.























