KEDS kontrolloi disa biznese në Lipjan e Ferizaj -Video
Fatos Cervadiku- RTK
KEDS tashmë ka nisur një aksion ndaj keqpërdoruesve të rrymës, duke kontrolluar orët e rrymës nëpër disa biznese në qytetet e Lipjanit dhe Ferizajt.
Ekipi i RTK-së ishte bashkë me ekipet e KEDS-it gjatë zhvillimit të aksionit në tri biznese të ndryshme.
Në rastin e parë në qytetin e Lipjanit, ekipet e KEDS-it thanë se gjatë kontrollimit të njehsorit elektrik kanë vërejtur se ai ishte i manipuluar.
Pas kësaj, ekipet e bënë ndërrimin e njehsorit.
Në rastin tjetër, po në këtë qytet, ekipet e KEDS-it thanë se gjatë kontrollimit të njehsorit dhe instalimeve elektrike, nuk hasën në keqpërdorim të energjisë elektrike.
Kurse, në fshatin Putoroc të Lipjanit, ekipet e KEDSIT thanë se gjatë kontrollimit të njehsorit dhe instalimeve elektrike në një biznes, hasën në keqpërdorim të rrymës.
Për të asistuar, aty ishte edhe Policia. Aksione të ngjashme po zhvillohen në të gjitha rajonet e vendit, pas kërkesës së Qeverisë drejtuar KEDS-it për të ndërmarrë veprime dhe minimizuar humbjet e energjisë.























