Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Lajme

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Siç bëhet e ditur nga Policia e Ferizajt, dy persona u lënduan, njëri prej të cilëve, për shkak të lëndimeve të marra tretmanin e mëtutjeshëm, e ka vazhduar në QKUK.

Policia Rajonale e Ferizajt, ka njoftuar se sot, rreth orës 00:30 të mëngjesit, kishte pranuar një informacion se në një nga restaurantet e fshatit Bibaj, në Ferizaj, ishte një rast i lëndimit trupor, ku dy persona R.U. ( M/K), i moshës 22 vjeç dhe Q.A ( M/K) i moshës 24 vjeç, kishin pësuar lëndime trupore nga dy persona, të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa dy të lënduarit ishin dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, për ndihmë mjekësore, ndërsa i lënduari R.U, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur, në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj i kishte marr veprimet e nevojshme dhe në rast ishin kyçur policët hetues, të cilët, nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kishin nisur hetimet.

“Policët hetues, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të infomacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit dhe vendodhjen e tyre dhe sonte rreth orës 20:30 kanë arrestuar dy të dyshuarit me inicialet F.H (M.K), i moshës 21 vjeç dhe L.M (M/K) i moshës 23 vjeç, të cilët më pas i kanë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ' Lëndim i rëndë trupor'", përfundon komunikata e Policisë.


MË SHUME NGA Lajme