Pacientet dërgohen në spitalin rajonal të Vrajës për lindje- Video
BKT
Lajme

Pacientet dërgohen në spitalin rajonal të Vrajës për lindje- Video

Baki Rexhepi - RTK/ Preshevë

Në Luginën e Preshevës tash e sa kohë materniteti nuk po arrin të funksionalizohet. Me vetëm dy shtretër të lindjes dhe në mungesë të sallës së operacionit, shumë gra shqiptare po detyrohen të dërgohen rreth dyzetë kilometra larg në spitalin rajonal të Vrajës. Pavarësisht kësaj, nga viti 2018, në këtë maternitet kanë lindur më shumë se 130 fëmijë.

I themeluar në vitin 2018 materniteti jashtëspitalorë në Preshevë si nevojë e kamotshme e popullatës së Luginës, mbetet ende gjysmak. Sepse në te përveç dy shtretërve të lindjes, nuk ka  sallë operacioni gjë që në rast të komplikimeve gjatë lindjes, pacientet duhet të dërgohen rreth dyzetë kilometra larg në spitalin rajonal të Vrajës.

Në këto kushte të pasigurisë shumë nëna kryesisht shqiptare hezitojnë të lindin këtu. Në këtë qendër janë të punësuar katër gjinekolog tre nga ta shqiptarë dhe një serbe, kjo e fundit madje është edhe shefe e këtij maternitetit.

“ Ky është maternitet jashtëspitalorë, këtu i kemi të gjitha kushtet e nevojshme i kemi dy salla të lindjes dhe të gjitha barnat e  nevojshme për një lindje normale. Kemi pas një apo dy raste kur lindjet nuk kanë shkuar si duhet dhe nënat me fëmijët jemi  detyruar ti bartim në spitalin e Vrajës për rreth njëzet minuta udhëtim dhe për ne kjo nuk paraqet problem. Mendoj se këtu nuk ka nevojë për sall operacioni sepse kemi pak lindje dhe sallat janë ët kushtueshme, edhe ashtu këtu kemi mjaftë harxhime në këtë maternitet jashtëspitalorë.”, tha Zorica Neshiq – shefe e repartit të maternitetit jashtëspitalorë.

Nga viti 2018 deri më tani në maternitetin jashtëspitalorë kanë lindur 131 fëmijë ndërkohë që ky numër nga viti në vit ka shënuar rënie.

Doktoresha Arta Selimi, thotë se mungesa e kushteve po shkakton pasiguri për nënat që të lindin në këtë maternitet. Ndërsa ajo mendon se ofrimi i kushteve do të mund të mposhte frikën dhe të kthente besimin tek nënat që të lindin këtu.

E qytetarët mendojnë se Lugina e Preshevës duhet të ketë një qendër spitalore rajonale të kompletuar duke pas parasysh numrin e banorëve në këtë zonë dhe largësinë me Vrajën e cila shpesh mundtë jetë fatale për pacientët në nevojë.

Materniteti jashtëspitalorë është rihapur në vitin 2018, pas më se tridhjetë viteve që kishin kaluar nga mbyllja e tij. Megjithatë ky institucion ende nuk ka arrit që të fitoj besimin e nënave të këtushme për të lindur fëmijët, duke pas rrezikun e mundshëm që mund të ndodhë.


MË SHUME NGA Lajme