10:44 / 20.08.2022
Dy të lënduar në aksidentin në autostradën ‘Ibrahim Rugova"
Venera Xhoxhaj/RTK
Dy vetura me targa të huaja janë aksidentuar, duke shkaktuar lëndime të lehta dy prej pasagjerëve, e dëme të mëdha materiale.
Qytetarët e aksidentuar janë shtetas të Shqipërisë, kishin ardhur për pushime, ndërsa gjendeshin për vizitë në Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të së shtunës, në afërsi të Suharekës.
























