Abdixhiku: Prokuroria të nisë hetimet për mungesë të energjisë
BKT
Lajme

Abdixhiku: Prokuroria të nisë hetimet për mungesë të energjisë

Muharrem Miftari/RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar për mungesën e energjisë elektrike në vend.

Ai, duke theksuar arsyet e të mbeturit në terr, nga shkaku i mosfunksionimit të Bllokut A5 të KEK-ut,  ka ftuar Prokurorinë e Kosovës që të merret me këtë çështje, si dhe Qeverinë që, siç tha ai,  të zgjohet nga gjumi i thellë veror e të bëjë çdo përgatitje të nevojshme për një dimër të vështirë për energjinë - nisur nga shkarkimi i Bordeve partiake në KEK e ZRrE, që me paaftësi po krijojnë terr në verë.

Tutje ai sqaroi se nga 130 MWh në orë, apo 78,000 euro për orë (në pikun energjetik), i humbasim si pasojë e kësaj vonese skandaloze.

“Kemi kapacitete por s’i kemi në punë. Kjo është e vërteta e reduktimeve të rrymës në verë”, vuri në dukje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në shkrimin e tij në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme