Mici flet para ndeshjes me Ferizajn
Uran Krasniqi/RTKLive
Kapiteni i Prishtinës, Gledi Mici ka thënë se ndeshjet në fillim të kampionatit janë të vështira.
Ai ka folur kështu një ditë para ndeshjes me Ferizajn.
"Çdo ndeshje në fillim të kampionatit është e vështirë sikurse sfida me Ferizajn. Ne e vlerësojmë në maksimum këtë duel, por udhëtojmë për pikë të plota në Ferizaj. Te Prishtina po mbretëron atmosferë tejet pozitive. Çdo gjë është super. Djemtë e rinj janë përshtatur shumë shpejt me ekipin dhe çdo ditë po punojmë me shumë dëshirë e seriozitet", është shprehur Mici. "Prishtina është emër i madh dhe këtë fakt duhet treguar në fushë, pa dashur që të nënvlerësoj ekipet tjera. Gjithsesi, duhet vrapuar e “luftuar” më shumë se kundërshtari jonë".
Prishtina shkon në Ferizaj pas fitores së arritur në Klinë ndaj Dukagjinit me rezultat 2:1.























