15:31 / 20.08.2022
Morina: Kam besim tek futbollistët, ndaj Prishtinës për fitore
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina ka thënë se kanë bërë përgatitjet për ndeshjen me Prishtinën dhe ekziston një atmosferë shumë e mirë brenda skuadrës që synim ka pikët e plota.
Morina ka folur një ditë para ndeshjes.
“Nesër na pret një ndeshje që e ka peshën si çdo ndeshje tjetër. Kundërshtari është i komponuar dhe kompletuar, me një traditë pas vete por as ne nuk jemi prapa. Unë kam besim të plotë në futbollistët e mi sepse gjatë javës kanë stërvitur në mënyrën më të mirë, pa u kursyer aspak. Nesër ne duhet të besojmë në vetëvete dhe përmes lojës së mirë, ta arrijmë një rezultat pozitiv”, ka thënë Morina.























