Dortmund humb ndeshjen e fituar nga Bremen
BKT
Sport

Dortmund humb ndeshjen e fituar nga Bremen

Uran Krasniqi/RTKLive

Borussia Dortmund është përmbysur për pesë minuta nga Werder Bremen.

"Milionerët" po fitonin 2-1 deri në minutat shtesë, por ndeshja nuk ka përfunduar me atë rezultat. Dy gola të shpejtë nga Bremen kanë bërë që ata të jenë fitues. 
Brandt dhe Guerreiro realizuan për Dortmund, por Bremen fillimisht zvogëloi epërsinv me golin e Buchanan, arriti barazimin me golin e Schmidt dhe vulosi fitoren me golin e Burke.