21:03 / 20.08.2022
Pritje të gjata në kufi -Video
RTK
Në orët e mbrëmjes pritjet e bashkatdhetarëve që po largohen nga Kosova, janë të gjata në disa pika e vendkalime kufitare.
Në dalje të Merdarit janë krijuar kolona dhe pritjet e udhëtarëve shkojnë deri në gjashtë orë. Ndërsa për të hyrë gjendja është më e mirë ku pritjet janë deri në 10 minuta, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit.
Ndërsa, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë më të shkurtra, përkatësisht 15 deri 20 minuta.
Edhe në pikën tjetër të vendkalimit kufitar Muçibabë është gjendje pothuajse e njëjtë ku në dalje pritjet janë deri në 30 minuta.























