​Mehaj dënon sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë
BKT
Foto: Ministria e Mbrojtjes
Lajme

​Mehaj dënon sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë

Emine Hoti/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka dënuar ashpër sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh.

Mehaj ka shkruar  në Facebook se e dënon ashpër këtë sulm i cili cenon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë.

“Sot në orët e mbrëmjes 2 rus dhe 1 ukrainase kanë tëntuar të futen me forcë brenda deposë së armëve në Gramsh. Ata janë ndaluar nga ushtarët Shqiptarë, të cilët kanë pësuar dëmtime pasi që u sulmuan me lëndë kimike. Sulmuesit janë arrestuar dhe gjendja është nën kontrollë, organet e sigurisë tani po merren me rastin.Qëndrojmë përkrahë insitucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të cilët pësuan gjatë këtij sulmi dhe familjarëve të tyre”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka thënë ka se janë në kontakt me ministrin Niko Peleshi dhe se  situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar e duke qëndruar pranë njëri-tjetrit.


MË SHUME NGA Lajme