15:00 / 21.08.2022
Superliga e Kosovës vjen sot me tri ndeshje
Uran Krasniqi/RTKLive
Tri ndeshje janë në agjendë të Superligës së Kosovës në futboll sot. Gjilani pret Malishevën, Ferizaji ndeshet me Prishtinën dhe Ballkani është nikoqir i Drenicës.
Ndeshjet nisin nga ora 17:00.
Të gjitha këto i përkasin xhiros së dytë.
Dje Llapi dhe Trepça ’89 kanë luajtur baraz, ndërsa Drita e ka mposhtur Dukagjinin.























