16:53 / 21.08.2022
Leeds United i jep leksion Chelseas
Uran Krasniqi/RTKLive
Leeds United i ka mbajtur leksion futbolli Chelseas, duke e mposhtur bindshëm në ndeshjen e zhvilluar këtë të diel.
Rezultati përfundimtar ka qenë 3-0.
Aaronson, Moreno dhe Harrison janë shënuar në listën e realizatorëve të golave.
Nga minuta e 85-të Chelsea ka luajtur me dhjetë lojtarë, pasi Koulibaly ka dalur jashtë meqë mori edhe kartonin e dytë të verdhë.























